Jashtë pritshërive, "Lamborghini" nxjerr pamjet e super jahtit luksoz (FOTO LAJM)
Gjiganti italian i automjeteve “
Lamborghini”, ka publikuar projektin e një jahti super
luksoz, me një vlerë 2.7 milionë euro. Projekti i jahtit është frymëzuar nga makina “
Lamborghini Sian FKP 37”. Mjeti
luksoz është një
projekt i përbashkët mes kompanisë “
Lamborghini” dhe kompanisë së jahteve “The Sea Group”.
“Nëse do të kisha imagjinuar ndonjëherë
Lamborghini mbi ujë, ky do të ishte vizioni im”, u shpreh shefi Lamborghinit, Stefano Domenicali.
Jahti pritet të peshojë diku tek 20 ton, si dhe do të ketë një motor prej 4 mijë kuajsh fuqi. Ky
projekt pritet që shumë shpejt të vihet në jetë.
Shtuar më 03/07/2020,
ora 16:02