Japonezët janë të mërzitur nga pushimet
Për abdikimin e perandorit nga froni më 30 prill, japonezët do të shijojnë një periudhë 10-ditore pushimesh, por në vendin e njohur për "varësinë" ndaj punës, jo të gjithë po hidhen përpjetë nga gëzimi.

"Që të jem i ndershëm, nuk e di sesi do ta kaloj kohën kur papritur të mbërrijnë 10 ditë pushime. Nëse do që të udhëtosh, gjithandej do të jetë plot me njerëz që bëjnë të njëjtën gjë dhe kostoja e rrugëtimeve turistike është rritur. Nuk e di, mund të përfundoj nga prindërit", tha Seishu Sato, punonjës finance.

Një sondazh i realizuar nga e përditshmja "Asahi Shimbun" tregoi se, 45% e japonezëve ndihen të pakënaqur me "pushimet e zgjatura". Ata që u lumturuan ishin vetëm 35%.

"Unë nuk do të marr dot asnjë ditë pushim. Përkundrazi, do të jem super i zënë", tha Takeru Jo, punonjës picerie.
Shumë presin që Tokio dhe qytete të tjera të mëdha të vendit të zbrazen, pasi mjaft japonezë mund të përfitojnë nga rasti për të ndërmarrë një udhëtim jashtë kufijve.

Ndërkohë, pavarësisht nivelit të lartë të atyre, që më shumë sesa të gëzuar janë bezdisur nga ideja e pushimeve shtesë, familja mbretërore vazhdon të mbetet mjaft popullore në vend. Ndjesia pozitive për të, që prej vitit 2003 ka ardhur vetëm në rritje. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori