Berisha “i shtrin dorën” Bashës: Kuvendi hapet më 11 dhjetor, të ftoj të vish

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, po mban një konferenc për mediat, pas deklaratave të Bashës nga Kryesia e PD-së, së do të thërrasë Kuvendin e Partisë Demokratike në datën 18 dhjetor.

Berisha tha se Kuvendi I datës 11 është i thirrur nga antarësia dhe I drejtoi edhe një thirrje Lulzim Bashës për pjesëmarrje në të.

“I them Ramës hiq dorë se do hysh në histori njësoj si daja yt që kërkoi të bllokonte pluralizimin me tanke. Idealet e demokratëve nuk i mposht askush. Pengkryetarit nuk kam mesazh të veçantë se ai komandohet nga pengmarrësi. Por i them se në 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së. Ky Kuvend thërritet nga anëtarësia. Ndaj dhe cilido që hyn në Kuvend, hyn strikt. E njoftoj peng-Bashën, se data 11 është vetëm data e fillimit, Kuvendi vazhdon deri në rivendosjen e pluralizmit në vend”, u shpreh Berisha./albeu.com/