E rëndë në Dibër! Mjeti del nga rruga, një i vdekur dhe tre të lënduar

Tre aksidente janë regjistruar sot në Dibër, raporton albeu.com.

Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur  të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Gjithashtu dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat”,ku si pasojë e shtreses së akullit në rruge një makinë  fuoristrdë dhe një tjetër tip Suzuki kane dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.


Shtuar 3.01.2022 12:31