Ja si ndikon gjeometria në dashurinë apo urrejtjen tuaj kundrejt personazheve të filmave
Gjeometria luan një rol shumë të rëndësishëm në kinematografi si dhe në rolin e manipuluesit tek audienca.

Me anë të gjeometrisë skenaristët bëjnë dallimin mes personazheve si dhe përçojnë mesazhe shumë të forta mbi personazhet duke luajtur me ndjenjat e audiencës.

Kështu, personazhet pozitive janë gjithmonë me forma të rrumbullakta dhe të buta ndërsa personazhet negative kanë forma të prera dhe të ftohta.

Kujtoni përshembull figurën e Mickey Mouse me kokë dhe vesh të rrumbullakët ndërsa Darth Vader ka një kokë thuajse trekëndore.

Gjeometria shkon dhe përtej pamjes së personazheve: ajo mund të jetë e pranishme edhe në formësimin e vendeve dhe situatave.

Zakonisht për të përcjellë ndjesinë e burgosjes apo ngecjes në një dilemë apo vendimarrje skena do të karakterizohet nga imazhe të kapura përtej një dritarje (drejtkëndore) apo përtej rrjetash. Ndërsa një skenë e rrumbullakët të jep ndjesinë e vëzhgimit apo spiunimit.

Kështu pra, duke përdorur figurat gjeometrike paralajmërohet shikuesi ose nxitet të mendojë dhe të gjykojë në një formë të caktuar për një skenë të caktuar./albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori