Ja si ndikon gjendja ekonomike tek shëndeti mendor
Hulumtimet e kryera për një periudhë 20-vjeçare kanë dalë në përfundimin se varfëria lidhet ngushtë me përkeqësimin e aftësive njohëse dhe plakjen e parakohshme.

Hulumtuesit shkencorë sugjerojnë së shkaqet kryesore të këtij fenomeni janë stresi i përditshëm i të ardhuravepakta, vendbanimi i papërshtatshëm, kushtet jo të mira sanitare dhe mënyra e jetesës jo e shëndetshme (një dietë e varfër, alkool dhe shumë pak ushtrime).

Në një shkrim në Revistën Amerikane të Mjekësisë Parandaluese, drejtuesja e këtyre kërkimeve, Adina Zeki AL Hazzouri, profesoreshë tek Universiteti i Miamit, tha se ky trend vihet re më së shumti midis personave me edukim të lartë të cilët pësuan dështime dhe rënie gjatë jetës së tyre profesionale.

Kërkuesit studiuan informacione për rreth 3400 të rritur që morën pjesë në këtë studim. Ata ishin midis moshave 18 deri në 30 vjeç kur ky projekt filloi në 1985.

SI pjesë e studimit ishte dhe mbajtja e rekordeve për të ardhurat e tyre, si dhe bërja e testeve të rregullta mbi nivelin e aftësive të ndryshme gjatë plakjes.

Kërkuesit gjetën se njerëzit të cilët vazhdimisht jetonin në varfëri dhanë rezultate negative në testet e bëra mbi memorien, shpejtësinë e procedimit të informacioneve nga ana e turit dhe funksioneve të tij të përgjithshme, në krahasim me ata individë të cilët nuk kishin pasur ulje të të ardhurave.

Si përfundim, u vu re së fatkeqësitë ekonomike të ndodhura në rininë e hershme luanin një rol kryesor në shëndetin mendor gjatë jetës së mesme. Jo vetëm që ndikojnë në një ulje të konsiderueshme të aftësive njohëse, por kishin efekte negative edhe në plakjen e parakohshme.

Për më tepër, kjo lidhje ishte më e fortë tek pjesëmarrësit me nivel të lartë shkollor.

Studimet vendosën përfundimisht katër rrugë të mundshme me anë të të cilave varfëria ndikon në trurin e njerëzve.

E para, ekspozimi ndaj të ardhurave të ulëta dhe kushteve të vështira social-ekonomike lidhet më sjellje të pashëndetshme, si përdorimi i alkoolit, aktivitete të pamjaftueshme fizike, pirja e duhanit, të cilët janë dhe faktorë të rrezikshëm për ulje të aftësive njohëse të trurit.

E dyta, ta ardhurat e pakta mund të influencojnë në një ambient rritjeje dhe jetese shumë të papërshtatshme dhe jo sanitare.

E treta, stresi i të pasurit të të ardhuravepakta ka treguar se është i lidhur me një mosfunksionim të një pjese të trurit.

E katërta, një mosbarazim në të ardhura shtyn në një mungesë në investimet publike dhe infrastrukturat e shëndetit, duke ulur burimet sociale dhe fizike./albeu.com/

Burimi: Independent
Shtuar më 01/10/2016, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori