Ja si lindi 1 prilli
1 prilli është dita që ne të gjithë e njohim me pseudonimin dita e gënjeshtres dhe pse nuk e dimë të saktë se pse quhet kështu kjo ditë. Mendohet se shakaja, që përsëritet çdo vit, mund të ketë të bëjë me romakët e lashtë, që më 1 prill festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus.

Një shpjegim tjetër është një i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak para kësaj dite u shty, kështu që shumë spekulantë i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën.

Ndëkohë si versioni më i besueshëm mbetet versioni që vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh.

Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri. Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte.

Ndërsa në shekullin e 17¬të dhe 18¬të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2015, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori