Vasili publikon foton: Civilë të armatosur po arrestojnë qytetarët

Petrit Vasili ka denocuar në Facebook një foto ku sipas tij civilë të aramatosur po arrestojnë protestuesit.

POSTIMI I PLOTË

Çuçi dhe Nano përgjegjësi shume e rende penale, po perdorin ne menyre mafioze policine!!

Horra civile naziskine me revole ne brez arrestojne ne emer te policise.

I bej thirrje publike Ministrit Bendi Çuçi dhe Drejtorit te Pergjithshem Gledis Nano te ndalojne urgjentisht arrestimet mafioze te protestuesve nga maskarenj civile pa asnje shenje identifikimi.

Edi Rama plasi syte dhe shikoje revolverin ne brez te horrave te policise, qe arrestojne qytetaret e thjeshte qe protestojne per buken e gojes.

Rama, Çuçi dhe Nano te vene nen kontroll histerine e dhunes te horrave me uniforme blu se po destabilizojne situaten ne menyre shume te rrezikshme.

SPAK ja ku i ke faktet vepro kundra palacove te pushtetit çfare pret më!

Rama, Çuçi dhe Nano po behen njèsh me dhunen ilegale dhe paligjshmerine dhe do te pergjigjen deri ne ne nje penalisht dhe personalisht perpara ligjit.


Shtuar 11.03.2022 19:03