Ja si do të duket rruga Tiranë-Rinas pas disa vitesh (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Tashmë edhe gjelbërimi i rrugës do jetë po aq mikpritës sa zemrat e shqiptarëve për vizitorët e huaj dhe për këdo vendas që rikthehet në atdhe.

Kështu shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook, ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili duke postuar disa foto të projektit për gjelbërimin e rrugës Tiranë-Rinas shprehet se vizitorët do të shohin një panoramë tjetër pas realizimit të këtij projekti.

Puna për gjelbërimin e rrugës së aeroportit nisi pak ditë më parë ndërkohë që punimet u inspektuan edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Nis me rrugën Rinas-Tiranë programi i ri kombëtar i gjelbërimit. Hyrja në Shqipëri jo më shfaqja e shijes së rrënimit” tha ai.

Ky projekt parashikon 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbër, 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori