Basha takon përfaqësuesit e biznesit të vogël: Rama po i çon taksat tek oligarkët dhe tenderat korruptivë

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka mbajtu sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël ku më pas ka deklaruar për mediat se qeveria nuk po i dërgon taksat e shqiptarëve aty ku duhen adresuar por tek oligarkët dhe tenderat korruptiv.

Basha tha gjithashtu se vendi rrezikon të kthehet nga një situatë e pandemisë shëndetësore në pandemi ekonomike ndërsa kriza e biznesit të vogël pohoi ai, është parathënie e krizës së thellë ekonomike që rrezikon vendin.

“Biznesi i vogël po vuan edhe masa të tjera arbitrare kuturu, siç është fatura aforfe e energjisë, në vend që të ndihmohet siç bëjnë vendet e tjera në rajon, janë përfshirë nga mbështetja totale e qeverissë, paratë e shqiptarëve shkojnë tek oligarkët edhe jo tek njerëzit në nevojë.

Situata është dramatike. Ne mbështesim kërkesat e biznesit të vogël, e njohim situatën e tyre që para pandemisë. Në kushtet kur nga njëra anë deklarohet mbështetja ndaj tij nga ana e biznesit mohohet diçka e tillë. Zhytja në krizë e biznesit të vogël është parathënia e krizës ekonomike, e cila do të kthehet nga pandemi shëndetësore në pandemi ekonomike. Biznesi nuk kërkon lëmoshë por të mbështetet nga taksat, qeveria prandaj egziston, taksa të cilat përfundojnë kudo tek tenderat korruptiv dhe pastrimi i parave të pista e jo aty ku duhet të shkojnë”, tha Basha.

I pyetur nëse është larguar opozita nga tryeza e reformës zgjedhore, Basha tha: Duhet të mbajmë vëmendjen tek pandemia ekonomike, të tjerat janë gënmjeshtra, nuk jemi larguar kurrë nga tryeza, ne kemi dërguar p[ropozimet tona, do të dërgojmë propozime të tjera për t’ju dhënë qytetarëve një qeveri legjitime.

Një përfaqësues i biznesit të vogël që u prononcua pas takimit me kreun e opozitës tha se, qeveria duhet të hedhë para në mbështetje të biznesit, ndërsa apeli i tij ishte lejimi i liridaljes së qytetarëve pasi pa ta, nuk do të kishte kuptim hapja e bizneseve.

“Këtu duhen hedhur lekë, këtu duhen krijuar modele europiane dhe rajonale, si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë dhe detyrimin mbi supet e veta. Janë mbi 300 mijë të punësuar në biznesin e vogël, çfarë do të bëjnë këta. Kërkojmë të hapet ekonomia, subjektet, por nuk mund të hapen subjektet pa qytetarët. Qeveria thotë të hapen subjeket por qytetarin e mban të mbyllur. Këtu do të ketë një krizë ekonomike të pafalshme. Ne kërkojmë nga qeveria të japë grante përmes llogarive të biznesit. Gjendja e biznesit është e rëndë dhe po përkeqësohet çdo ditë. Lehtësim taksash dhe hapje urgjente të biznesit bashkëshoqëruar me lirinë e qytetarëve”.


Shtuar 6.05.2020 14:02