Ja si arriti djaloshi 13-vjeçar nga Maroku të shpëtonte autobusin në Milano
Një 47-vjeçar me origjinë senegaleze, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos pasi ka marrë peng dhe më pas ka djegur një autobus me studentë. Ngjarja ka ndodhur në San Donato, në afërsiMilanos.

Ka qenë guximi dhe kurajo i 13 vjeçarit Ramy, djalë i një familje emigrante nga Maroku, i cili fshehu telefonin e tij celular dhe lajmëroi të atin për gjithçka po ndodhte.

Menjëherë janë informuar forcat e policisë që brenda një kohe të shkurtër kanë mundur të identifikojnë autobusin në afërsi të territorit San Donato Milanese në afërsiMilanos.
Një aksion policor spektakolar shpëtimi ndërsa autobusi ishte përfshirë nga flakët, ka çuar në shpëtimin e 51 fëmijëve së bashku me mësuesit e tyre.

Gjatë marrjes në pyetje nga antiterrorizmi italian, Ouesseynou Sy ka pranuar qëllimin terrorist të aktit të tij kundër politikave të emigracionit të qeverisë italiane.
47 vjeçari Ouesseynou Sy rezulton të jetë arrestuar më parë nga policia italiane me akuzën e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Prindërit e 13 vjeçarit Ramy, që me gjestin e tij mundi të shpëtojë të gjithë shokët e mësuesit, para mediave italiane kanë shprehur dëshirën që shteti italian t’i jap të paktën nënshtetësinë italiane djalit të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori