Ky është momenti kur Sarri-t i “fluturojnë” syzet në ajër (VIDEO)

 

Lazio siguroi një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Italisë pasi mposhti me rezultatin minimal Udinesen në kohën shtesë.

Vëmendje në këtë ndeshje mori edhe një episod ku pratoganist ishte trajneri i skuadrës së Lazios, Maurizzio Sarri.

Në një dyluftim në fushë, lojtari i Udineses, Pusetto pati një përplasje të fuqishme me teknikun italian, të cilit i “fluturuan” syzet.

Pas episodit të dy protagonistët u përqafuan, pasi ishte e qartë që ishte dicka aksidentale. /albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 09:18