Këto janë murgeshat që kultivojnë marihuanë
Është e padëgjuar, por motra Kate dhe motra Darcy janë dy murgesha që jetojnë në Kaliforni dhe rrisin marihuanën shtëpinë e tyre. Dy motrat, të cilat ndajnë një apartament bashkë, e kultivojnë marihuanën për të prodhuar ilaçe që lehtësojnë dhimbjet.


Ato janë të vetëdijshme se rrezikojnë ndërprerjen e aktivitetit sipas ligjit amerikan që nuk lejon prodhimin e këtyre lëndëve në mjedis privat.

Megjithatë që kur filluan tregtinë online 6 muaj më parë, ato janë bërë shumë të njohura. Medikamentet që prodhohen nuk e kanë elementin që shkakton efektet tipike të marihuanës, shkruan Revista Anabel.

Qëllimi kryesor i tyre është lehtësimi i dhimbjeve, kështu të dy murgeshat janë duke e kundërshtuar vendimin për mbylljen e aktivitetit./Albeu.com/
Shtuar më 10/02/2016, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori