Ja pse frikësohemi
Të hysh në një dhomë të errët për shumë persona mund të jetë një tmerr kurse disa të tjerë futen pa u menduar dy herë.

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë të trurit që quhet “amigdala” pjese e trurit limbik arrin të përcaktojë nëse jeni person që frikësoheni lehtë apo jo.

Ekspertë të Institutit Teknologjik të Kalifornisë shpjeguan se “amigdala” luan një rol të rëndësishëm kur përballemi me situata që na frikësojnë dhe është e lidhur me gjendjet emocionale si ankthi , autizmi apo depresioni.

Sipas studimeve të publikuara në gazetën “Shkenca Psikologjike” , personat me amigdalë të dëmtuar kanë tendencën t'i përballojnë më mirë kërcënimet dhe frikën se sa ata që kanë një amigdalë të fortë.

Kjo pjesë e trurit gjithashtu na bën të kemi një reagim më të ashpër ndaj ankthit dhe situatave që na krijojnë tension.
Shtuar më 13/04/2017, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori