Ja pse femrat flasin më shumë se meshkujt
Pëlqej
Femrat flasim më shumë se meshkujt sepse, pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek gratë se tek burrat.

Për këtë arsye llafazania ‘femërore’ është thjesht çështje e anatomisë. Për gratë, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat.

Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një gruaje dhe truri i një burri ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal.

Progesteroni dhe testosteroni janë elementet bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme.

Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar gruas.

Këtë e di mirë ish-rektori i Harëardit, Lawrence Summers, i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që gratë janë aq pak të zonjat për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses.
Shtuar më 07/10/2017, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori