Po Basha? Sali Berisha nuk e mohon rikthimin në krye të PD

A do të rikthehet Sali Berisha në krye të PD?

Ish-kryeministri Berisha gjatë një interviste në Syri.tv, u shpreh se nuk e përjashton rikthimin në krye të partisë Demokratike të Shqipërisë.

Berisha: Është në dorë të anëtarësisë. Sigurisht që nuk e përjashtoj veten. PD duhet të hapë një debat të fortë.

Ish-kryeministri rrëfeu mbrëmjen e sotme hapat e lëvizjes së tij brenda PD-së për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës.

Lideri historik i PD-së u shpreh se do i drejtohet anëtarësisë për të votuar nëse vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi, ishte i drejtë apo i gabuar dhe ai tha se do të pranojë vendimin e anëtarësisë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 13.09.2021 22:36