Paketa e Rezistencës Sociale, Rama takim në Durrës: Meqë jam edhe deputet do të bëjmë të pamundurën

Kryeministri Edi Rama ka nisur një bashkëbisedimin me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës për masat që i përkasin paketës rezistencës sociale.

Bisedime nisi me urimin për rizgjedhjen e kryetares së Bashkisë së Durrësit, duke premtuar se do të bëjnë të pamundur për të shpërblyer besimin e marrë nga qytetarët, pasi edhe ai vetë është deputet i këtij qyteti.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Takohemi për herë të parë pas datës 6 mars dhe dua t’i uroj kryetares së bashkisë marrjen e një besimi absolut nga i gjithë komuniteti durrsak dhe dukeqenëse jam dhe duputet këtu do të bëjmë çmos me kryetares që ta shpërblejmë këtë besim prekës për shkak të përmasave dhe me diferencë me të tjerët,” tha Rama.