Përjashtimi nga seanca, Këlliçi: Doja të hyja në parlament dhe të bëja nja dy pyetje

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka sqaruar pse donte të ishte prezent në seancën e sotme parlamentare.

Ai vuri në dukje problemet e banorëve të Kombinatit, të cilët prej dy muajsh nuk marrin bonusin e qirasë dhe faktin se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil është rritur këtë vit.

“Deri në pritje sa të vijë Dr. Berisha, do të’u them nja dy “sihariqe” që morën vesh sot që në mëngjes. E para, arsyeja pse donim të hynim në parlament ishte për të bërë nja dy pyetje. Se u pyeta nga gazetarët qëparë pse do të hysh sot në seancë kur nuk është çështja e McGonigali!!! Por kisha nja dy pyetja, e para se takova banorë të Kombinatit që më thanë se kemi dy muaj që nuk marrim bonusin e qerasë. Doja të bëja pyetje a mund të jepni ndonjë përgjgije se çfarë bëhet me këta banorë se janë nja 100 familje aty, meqë qenka çështje kaq e parëndësishme për parlamentin.

E dyta, mora një statistikë që numri i shqiptarëve që kërkojnë azil nga 2021 në 2023, me katërmijë përqind, doja të pyesja a keni ndonjë të dhënë për këto”, tha Këlliçi.

 


Shtuar 16.02.2023 10:51