Ja ndikimet që kanë ngjyrat në mjediset e punës
Të gjithë i dimë fuqitë që ngjyrat kanë në ambientet tona ku jetojmë dhe gjithmonë jemi munduar të zgjedhim ngjyrat të cilat përshtaten me personalitetin tonë dhe na ndihmojnë për të pasur një ditë të mirë.

Ngjyra gri e lehtë konsiderohet ngjyrë e ftohtë dhe sipas disa studimeve të fundit të Universitetit të Teksasit shkakton ndjesi negative si trishtim, depresion etj.
Por ngjyrat në ambientet e punës nuk ndikojnë vetëm në gjendjen tonë të humorit por edhe në nivelin e rendimentit dhe kreativitetit në punë.

Bojëqielli
Njihet si ngjyra e cila ndikon në rritjen e produktivitetit. Ajo është një ngjyrë që të krijon një gjendje qetësie dhe rrit nivelin e përqendrimit te punonjësit. Këshillohet që të gjithë zyrën ta lyeni me ngjyrë bojëqielli dhe pastaj mund të përdorni një ngjyrë tjetër (p.sh. atë të mobilieve) për të krijuar një thyerje për syrin.

E gjelbra
Ngjyra e gjelbër këshillohet sidomos për ata punonjës që punojnë me orë të zgjatura. Nuk krijon lodhje për sytë dhe ju ndihmon që të ndiheni të qetë dhe produktivë në të njëjtën kohë.

E verdha
Njihet si ngjyra më pozitive dhe ndihmon në rritjen e kreativitetit. Këshillohet sidomos për dizajnerët dhe për punonjësit të cilët duhet të jenë sa më kreativë në punën e tyre.

E kuqja
Nëse puna juaj ka të bëjë me aktivitet fizik, atëherë ngjyra e duhur për ju është e kuqja. E kuqja rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut. E kuqja konsiderohet edhe një ndër ngjyrat që tërheqin më shumë vëmendje./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2016, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori