Ja cilat janë pashaportat më të fuqishme të botës (FOTO LAJM)

Qytetarët të cilët kanë lirinë më të madhe për të lëvizur nëpër të gjitha shtetet e botës janë ata të Britanisë së Madhe.

Pas britanikëve, lirinë më të madhe e kanë finlandezët dhe suedezët.

Ja përfundimet e një organizate nga Irlanda

1. Britania e Madhe, Suedia dhe Finlanda kanë pasaporta me të cilat mund të udhëtohet në 173 vende të botës.

2. Qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Danimarkës e Luksemburgut kanë qasje pa viza në 172 vende.

3. Italia, Belgjika, Holanda, me pasaportat e këtyre shteteve mund të udhëtoni pa vizë në 171 vende.

4. Irlanda, Kanadaja, Franca, Japonia, Norvegjia e Portugalia, nga këto shtete mund të udhëtohet lirshëm në 170 vende.

5. Zvicra, Austria, Zelanda e Re kanë pasaportë me qasje pa vizë në 168 vende.

5. Australi, Singapor e Greqi, mund të shkoni pa vizë në 167 vende të botës.

7. Nga Koreja e Jugut mund të udhëtohet pa pasaportë në 166 vende pa vizë.

8. Me pasaportë islandeze lejohet në 165 vende pa vizë.

9. Me një pasaportë të Maltës mund të udhëtoni në 163 vende pa vizë. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori