Ja kush është vendi ku emri "Messi" ndalohet me ligj
Pëlqej
Në shumë vende të botës, disa emra janë të ndaluara me ligj për shkaqe nga më të ndryshmet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me emrin "Messi", i cili jo më kot ka marrë një jehonë të madhe.

Kanë qënë autoritetet lokale në Rosario të Argjentinës, vendlindja e Lionel Messi-t, ku kanë njoftuar se është e ndaluar me ligj që prindërit t’ua vënë emrin fëmijëve të tyre “Messi”.

Kjo çështje ka edhe një shpjegim me bazë, e cila lidhet ngushtësisht me mbiemrin. Për këtë, drejtori i Regjistrit Civil në provincën Santa Fe ka thënë se “Messi” në atë zonë është një mbiemër dhe nuk mund të përdoret si emër i parë, pasi mund të sjellë ngatëresë. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori