Ja kush është adoleshenti më i pasur i Instagramit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dita ditës po shtohet edhe më shumë mania e të rinjve për të postuar foto në Instagram dhe për të treguar se sa të pasur janë. Fotot të lënë pa fjalë, duke nisur nga një pako me lekë dhe duke u shtirur sikur është një telefon, apo duke koleksionuar celularët dhe makinat më të fundit.

Në fakt seti i fotove nuk mbaron me kaq, pasi i riu pozon teksa është i mbuluar me lekët e ku sigurisht nuk mungon buzëqeshja. Një orë me diamantë, para dhe makina luksoze. Këto janë fotot e shumta të djalit 18 vjeçar Param Sharma, i cili tregon gjatë gjithë kohës se sa i pasur është nga paratë e prindërve të tij.

Pavarësisht gjithçkaje qe e rrethon, edhe ai ka përjetuar një situatë të pakëndshme, ndonëse ka shpëtuar duke paguar sërish lekë. Luksi i jetës dhe Instagramit nuk e ka shpëtuar djalin indian nga arrestimi, pasi ka tentuar të shesë një iPhone 5 të gjetur.

Avokati i tij ka thënë se adoleshenti akuzohet për shitje të jashtëligjshme të iPhonit, pa u munduar të gjejë të zotin e vërtetë. Gjithsesi ai ka paguar gjobën, ndërsa e kujton këtë situatë si një ëndërr të keqe. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori