Ja ku ndodhen 23.574 kokat bërthamore që rrezikojnë planetin Tokë (FOTO LAJM)

Franca ka arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë. Përveç bombave bërthamore dhe raketave, M51 është komponenti më modern. M51 hyri në shërbim në vitin 2010.
Planeti Tokë rrezikohet nga armët më të fuqishme bërthamore të ndërtuara nga vetë dora e njeriut.

Por, cilat shtete kanë më shumë projektile bërthamore dhe sa kanë? Të dhëna të tilla, së paku të sakta, vështirë është të dihen, mirëpo deri diku ndihmon Marrëveshja mbi armatimin bërthamor, protagonistë të së cilës janë SHBA-ja e Rusia.

Një ndër burimet më të besueshme të të dhënave të tilla është Buletini i shkencëtarëve bërthamorë, i cili ka filluar të botohet më 1945 nga ekspertët të cilët kanë bërë bombën e parë bërthamore në kuadër të projektit Manhattan, dhe të cilët dëshironin të informonin opinionin për rrezikun e saj.

Raporti i tij më i ri tregon që Rusia dhe SHBA-ja janë shumë para pjesës së mbetur të anëtareve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili Këshill ka pesë anëtarë, në mesin e tyre janë edhe Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Pra, Rusia ka 4.650 koka aktive luftarake bërthamore dhe përafërsisht 7.350 rezervë, apo të cilat presin të çarmatosen. Kjo paraqet zvogëlim të dukshëm të armatimit bërthamor në Rusi, përkatësisht në vitin 1986, kur ish-BRSS-ja ka pasur madje 45.000 koka bërthamore aktive.

Vlerësimet thonë që SHBA-ja sot ka 4.650 koka bërthamore luftarake aktive, me gjithë 31.255 sosh që i kanë pasur amerikanët në vitin 1967. Këtu bëjnë pjesë edhe Franca me 300 koka aktive luftarake, Kina me 240 dhe Britania e Madhe me 225.

Të gjitha shtetet e përmendura, me 185 të tjera, kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi armatimin bërthamor, qëllimi i së cilës është pengimi i përhapjes së armatimit bërthamor dhe teknologjisë së prodhimit të armatimit të tillë.

Mirëpo, tri shtete nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje: India, Pakistani dhe Izraeli dhe që të tria kanë armatim bërthamor. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori