Onana konfirmoi largimin në fund të sezonit, Ajax synon yllin e United

Onana nuk do të rinovojë dhe Ajax është në kërkim të një portieri. Manchester Evening News shpjegon se Van der Saar , CEO i klubit holandez, i është drejtuar United për të kërkuar huazimin e Dean Henderson .

Portieri arriti të ishte përpara De Geas në pjesë të sezonit të kaluar, por spanjolli e ka mbyllur derën e startimit te United dhe Henderson nuk është i kënaqur. Ai dëshiron të largohet.

Onana mund të largohet nga klubi në janar. Ndërkohë, Ten Hag është tërhequr me Remko Pasveer, portierin veteran 38-vjeçar, por ata duan një opsion me më shumë garanci për të përballuar fazat e eliminimit të Champions League. /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 12:59