Me lot në sy, Fedez tregon para gjithë botës se vuan nga një sëmundje e rëndë (VIDEO)

Fedez i ka habitur dhe prekur të gjithë ndjekësit me videot e fundit të publikuara në Instagram. Reperi pranon se ka një problem shëndetësor.

Reperi i njohur italian ka pranuar publikisht se vuan nga një sëmundje e rëndë. Me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhet, ai ka treguar se me këtë video në Instagram do çlirojë veten.

“E bëj këtë video me shpresën se do më bëjë edhe mua mirë. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet të marr, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova këtë që kam, lexova historitë e të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, ka thënë Fedez.

Më herët partneri i Chiara Ferragni është diagnostikuar me demyelination që është një gjendje shëndetësore, e cila të çon drejt sklerozës.