Xhinset janë zyrtarisht veshja më e përdorur në botë pa dallim moshe apo gjinie.
Por sipas një studimi në Britani ka një moshë të caktuar ku mund t’i
vishni xhinset.
Xhinset sipas britanezëve preferohen deri në
moshën 53 vjeçare e pastaj duhet ti largoni nga përdorimi.
Por i të njëjtit mendim nuk është revista e modës ‘Vogue’.
Në vitin 2014 redaktori i xhinseve në këtë revistë u shpreh se ato mund të
vishen në çdo moshë
përderisa dini si ti kombinoni.
Ndërsa, ekspertë të tjerë të veshjes deklarojnë se
xhinset mund të përdoren deri në momentin kur nuk ndiheni rehat apo nuk dukeni më mirë në to./albeu.com/
Shtuar më 27/11/2016,
ora 14:02