Papin: Messi nuk e meritonte Topin e Artë, ka pesë muaj që nuk luan

Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i Marseilles, Bayern Munichut, Milanit dhe ndër të tjera dhe fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991, është shprehur kundër fitimit të Topit të Artë nga Messi.

“Ai nuk ka luajtur për pesë muaj. Pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Që kur fitoi Kupën e Amerikës çfarë ka bërë Messi në Paris? Ai shënoi një gol në ligë, tre në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit, jo nëse e meriton. Zgjedhja e Messit në 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të ‘Topit të Artë’ sepse do të thoshte që ne nuk u japim më mundësi lojtarëve të tjerë cilësorë për ta fituar trofeun. Dhe ju e dini se sa e vështirë është të jesh më i miri për një sezon të tërë. Kjo nuk është normale”, u shpreh ish-sulmuesi dhe ish-fituesi i Topit të Artë./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2021 10:04