Ja cili është njeriu i parë në botë pa zemër (VIDEO)
Craig Leëis është një person i cili jeton falë ndihmës së dhënë nga Dr. Billy Cohn dhe Dr. Bud Fraizer, nga Instituti i Zemrës në Teksas, të cilët e shpëtuan pacientin nga amiloidoza. Amiloidoza është një gjendje e zemrës e cila i mbush organet e brendshme me një proteinë të trashë që shkakton rrahje të shpejta të zemrës dhe dështim të mëlçisë dhe veshkave.

Kur edhe një stimulues kardiak dështoi për ta shpëtuar jetën e tij dhe ai kishte vetëm edhe 12 orë jetë, këta dy mjekë i hoqën atij zemrën dhe i instaluan një pajisje që lejonte gjakun të qarkullojë në gjithë trupin e tij pa puls.

Ky ishte një testim që më parë doktorët e kishin realizuar tek 70 lopë, të cilave u kishin hequr zemrat dhe të nesërmen, kafshët ishin në gjendje që të bënin gjithçka që bënin një ditë më parë të hanin, të flinin dhe të lëvizinin .

Pas operacionit që zgjati 48 orë, gruaja e Leëis ishte befasuar kur provoi ta dëgjonte pulsin e tij. “E dëgjova dhe nuk dëgjohej asgjë, ishte madhështore. Ai nuk kishte puls fare”, tha ajo për NPR. Por, megjithatë, veshka dhe mëlçia e tij dështuan pas disa muajve dhe familja e tij kërkoi nga mjekët që ta hiqnin pajisjen.

Dr. Cohn dhe Dr. Fraizer dëshmuan se jeta është e mundur pa një puls apo një rrahje zemre. “Heart Stop Beating” është historia që këta doktorë po tregojnë në mbarë botën për procesin në të cilin ata zëvendësuan zemrën e Leëis me një pajisje të ‘fluksit të vazhdueshëm’. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori