Ja cila është dieta më e mirë për t’u dobësuar
Bazuar tek 5 studime të ndryshme të kryera nga Universiteti i Harvardit, dieta mesdhetare ka rezultuar më efikase në humbjen e kileve të tepërta krahasuar me çdo dietë tjetër, si ajo me pak yndyra, me pak karbohidrate apo dieta amerikane e lidhur me diabetin (ADA).

E pasur me fruta, perime, drithëra, vaj ulliri dhe më pak mish, produkte të qumështit dhe vezë, dieta mesdhetare është gjithashtu e mirë për zemrën, sytë dhe funksionimin e trurit.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në studim që ndoqën dietën mesdhetare për një vit humbën rreth 10 kg, ndërsa ata që ndoqën dietën me pak yndyra humbën 2-5 kg./albeu.com/

Burimi: PopSugar

Shtuar më 23/11/2016, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori