Ivanka Trump dhe Obama, së shpejti fqinjë
Në fillim të këtij muaji, u konfirmua që Znj. Trump dhe bashkëshorti i saj blenë një shtëpi të madhe në qoshe të Tracy Place për 5.5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, u raportua që Obamat blenë një shtëpi për 6.35 milionë dollarë pranë rrugës Belmont.

Zona në të cilën janë vendosur ish-çifti presidencial është vendi ku ambasadorët e Francës dhe Meksikës kanë rezidencat e tyre private. Po ashtu gjatë administratës së George W. Bush, sekretari i tij Donald Rumsfeld jetonte aty.

Tanimë, zona ekskluzive po përgatitet për banorë edhe më të famshëm, Obamat dhe Ivanka Trump e bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Ish çifti i parë, vajza e parë e dhëndri i parë, do jetojnë vetëm disa oborre larg njëri tjetrit.

“Nuk mendoj se është çudi që Ivanka do të zhvendoset këtu. Është plot me ambasadorë e politikanë,” tha Bheeshm Chaudhary, një banor i zonës.
Shtuar më 23/01/2017, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori