Iu ndërpre urina për tre ditë, mjekët i gjejnë një gur "monstër" në fshikëz (FOTO LAJM)
Një 64-vjeçar në SHBA i çuditi mjekët me atë që i gjetën në fshikëzën e tij të urinës.

As më pak as më shumë, por një gur gjigant me peshë 770 gram, shkruan Albeu.com.

Ai pati papritur dhimbje dhe ndërprerje të urinimit për tre ditë dhe më pas iu drejtua mjekëve, të cilët pas një rezoncance zbuluan se 64-vjeçari kishte dy gurë në fshikëzën e urinës.

Njëri ishte i vogël dhe kishte zënë kanalin nga veshka në fshikëz, kurse tjetri ishte brenda në fshikëz.

Mjekët u çuditën teksa gjetën një gur në madhësinë e një veze struci në fshikëzën e 64-vjeçarit duke shpjeguar se gurët në këtë pjesë të trupit formohen ose për shkak të dehidrimit të trupit ose kur ka koncentrim të urinës. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori