Italia do ndërtojë shtëpitë e viktimave të tërmetit në Amatriçe
Qeveria italianevendosi sot të miratojë një paketë ndihme për viktimat e fatkeqësisë që shkaktoi tërmeti në Amatriçë, ku humbën jetën qindra banorë.

Pas tërmeteve të mëparshme në Itali, kompensimi i plotë i dëmit ishte ofruar vetëm për shtëpitë ku njerëzit jetonin, me rimbursime të pjesshme që shkojnë për rindërtimin e shtëpive të pushimit dhe atyre jorezidente.

Një dekret ku perfshihen kushtet më bujare është miratuar në një mbledhje të kabinetit në Romë.

Dekreti gjithashtu ofron kredi me kushte lehtësuese për sipërmarrësit, të cilët duan të rifillojnë bizneset e tyre, përfitime për punonjësit e firmave që u detyruan të mbyllen nga tërmeti si dhe shtyrje e pagesave tatimore për familjet dhe bizneset e prekura.

"Dekreti për tërmetin u miratua sot në mëngjes, ku ne zotohemi që nuk do t'ju braktisim dhe ne do t'ja dalim mbanë të gjithë së bashku", ka shkruar kryeministri italian, Matteo Renzi në Tëitter, disa orë para se të vizitonte zonat e dëmtuara. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2016, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori