Cristiano Ronaldo bëhet zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Cristiano Ronaldos ka thyer edhe zyrtarisht rekordin e Josef Bican, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit, me 806 gola të shënuar me klube dhe kombëtaren.

Megjithatë, ky rekord ka ardhur vetëm sot, ku Ronaldo shënoi 3 gola ndaj Tottenhamit.

Sidoqoftë, edhe nëse 805 golat e Bicanit konfirmohen si numri më i madh i golave zyrtar, CR7 tani e ka mposhtur edhe atë duke shkuar në kuotën e 806 golave.

Portugezi i arriti këto 806 gola me fanellat e Sporting Lisbonës, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Kombëtares së Portugalisë. /albeu.com/