ISIS në vështirsi financiare rrit taksat absurde ndaj popullsisë
Taksat përfaqësojnë rreth gjysmën e burimeve financiare të ISIS-it. Aftësia për të vendosur gjoba miliona euro ndaj qindra njerëzve në botë, e ka bërë ISIS-in organizatën më të pasur terroriste në botë.

Sipas një analize ekonomike dhe gjeopolitike të IHS-së, e intervistuar nga “Bild Zeitung”, humbja e territorit ka vënë në vështirësi financiare drejtimin e Kalifatit të vetëshpallur, i cili ka reaguar si pjesa më e madhe e qeverive kur ka probleme ekonomike.

Taksat janë shtuar në mënyrë domethënëse nga ISIS-i, i cili ka vendosur të zëvendësojë disa metoda të ndëshkimit fizik me pagesën e një barre të re taksash. Zgjedhja për të preferuar paratë në vend të dënimeve, tregon vështirësitë financiare të Shtetit Islamik.

Ja lista e përpiluar nga IHS për “Bild”, me taksat e panumërta që ISIS detyron të paguajnë në formën e gjobës ata që jetojnë në Kalifatin e vetëshpallur islamik.

– Gratë që veshin rroba shumë të ngushta, duhet të paguajnë 25 dollarë gjobë.

– Gratë që zbulojnë sytë e tyre në publik, duhet të paguajnë 10 dollarë ose një gramë ar.

– Gratë që nuk veshin çorape ose doreza dhe zbulojnë një pjesë të trupit të tyre, duhet të paguajnë 30 dollarë gjobë.

– Gratë e zbuluara që kapen me një paketë cigare në dorë, duhet të paguajnë 23 dollarë gjobë, dyfishi, 46, është vlera e ndëshkimit për burrat.

– Kush harron të mbyllë dyert e shtëpisë, dënohet me një gjobë prej 115 dollarë.

– Kush instalon një antenë satelitore, duhet të paguajë një taksë prej 50 dollarë për arsye se ka shkelur këtë ligj.

– Të konsumosh cigare në Raka, ndëshkohesh me një gjobë prej 25 dollarësh.

– Shiitët dhe jo myslimanët, duhet të paguajnë një certifikatë pendese që vlen mes 200 dhe 2.500 dollarë në vit, e cila duhet të rinovohet çdo 12 muaj. Edhe ish-punonjësit publikë dhe ish-policët e Sirisë e Irakut, duhet të paguajnë një taksë të tillë.

– Konsumimi i alkoolit paguhet me 50 dollarë gjobë dhe 50 goditje me kamxhik. Mbajtja e alkoolit është i sanksionuar me 100 dollarë dhe 80 goditje me kamxhik.

– Kush nuk merr pjesë në lutje, duhet të paguajë 25 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

– Kush nuk mban veshur ‘Izar’-in, veshja tradicionale islamike, në mënyrë korrekte duhet të paguajë një gjobë prej 5 dollarësh.

– Kush e ka mjekrën të rruar, duhet të paguajë 100 dollarë.

– Largimi gjatë një kontrolli është i ndëshkueshëm me 23 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik.

– Në qytetin Ninive, regjistrimi në një shkollë fillore, kushton 22 dollarë, ndërsa çdo prind duhet të paguajë 65 dollarë nëse dëshiron t’i regjistrojë fëmijët e tij në shkollën e mesme. Në Alepo, 5 dollarë kushton një leksion.

– Regjistrimi në Universitetin e Rakas kushton 250 dollarë.

– Kush nuk u vendos kambanë kafshëve në qafë, u konfiskohen.

– Çdo person duhet të paguajë 46 $ për një hektar tokë në Raka.

– Kush kultivon fruta, duhet të paguajë një taksë me 10% të shitjeve.

– Kush nuk i përgjigjet në mënyrë korrekte pyetjeve për ligjin e Sherihatit gjatë kontrollit të policisë, duhet të paguajë 20 dollarë.

– Kush drejton makinën në krahun e kundërt të rrugës duhet të paguajë 25 dollarë.

– Kush largohet nga Raka, duhet të paguajë 800 dollarë.

– Kush nuk kthehet brenda 15 ditësh pasi ka lënë Rakën, i sekuestrohet menjëherë pasuria.

– Kush lë qytetin tjetër të Irakut, Falluxhan (në duart e ISIS-it), duhet të paguajë 1000 dollarë./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori