Ishulli i njohur kompeson turistët nëse bie shi
Vetëm një gjë mund të prishë pushimet verore: shiu.

Por një ishull italian jashtë brigjeve të Toskanës ka bërë një ofertë tepër të mirë. Cdo hotel në Elba të Italisë do rimbursojë turistët për cdo ditë me shi.

Elba, ishulli më i madh në arkipelagun toskan, është më i njohur si vendi ku Napoleoni kaloi pothuajse 10 muaj në mërgim më shumë se dy shekuj më parë.

Ishulli nisi fushatën e quajtur "Elba No Rain" këtë vit, ku mysafirët marrin një rimbursim për një natë nëse bie për më shumë se dy orë në një ditë të caktuar gjatë qëndrimit të tyre.

Nëse bie çdo ditë për më shumë se dy orë në një kohë, atëherë i gjithë qëndrimi në hotel do të jetë falas. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori