Ishte vendi me numrin më të lartë të vetëvrasjeve, tani janë vendi më i lumtur në botë
Ata përjetojnë dimra të ashpër dhe me orë të pakta me diell, shpesh mund të etiketoheshin si të rezervuar, të mbyllur në vetvete dhe vetëvrarës. Finlandezët ndërkohë u renditën nga OKB-ja për të dytin vit radhazi populli më i lumtur në botë.

Në 1990, Finlanda regjistrohej e dyta për numrin më të lartë të vetëvrasjeve në botë, pas Hungarisë, sipas statistikave ndërkombëtare.

Jashtë vendit, Finlanda konsiderohet me raste si imazh i një shteti të trishtuar dhe që nxit vetëvrasjet, por shkalla e vetëvrasjeve është përgjysmuar në sajë të një fushate të shëndetit publik në përmirësimin e kurimit dhe mbështetjen ndaj persona në rrezik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rendit Finlandën në vendin e 22 të shteteve me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve, pas SHBA-së (19) dhe përpara Francës (27), por vetëm gjashtëdhjetë shtete paraqitën të dhëna të besueshme. Eurostat e rendit atë në mesataren europiane.

Disa hulumtues në fushën e shëndetit mendor paralajmëruan se nuk ekzistonte aspak ndonjë lidhje mes problemit dhe faktorëve të tillë si klima dhe ekspozimi i dritës.

"Nëse ndihesh në një fazë depresioni kudo në çdo shtet të botës, je i ekspozuar nga i njëjti rrezik për të bërë vetëvrasje", sqaron për median pedagogu Timo Partonen. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori