Tifozët e Evertonit në protestë, kërkojnë largimin e drejtuesve dhe lojtarëve

Evertoni në krizë të thellë.

Siç ka bërë të ditur Sky Sports, tifozët nga 17 shoqata të ndryshme i kanë dërguar një letër të përbashkët pronarit të skuadrës, Farhad Moshiri, për të protestuar për imazhin tragjik që skuadra e tyre po shfaq këtë sezon.

Sigurisht e Frank Lampard, pozicioni i të cilit është në rrezik pas humbjes së rëndë 4-1 në shtëpi nga Brighton në ndeshjen e 19-të të Premierligës, duke e lënë Evertonin në vendin e 18-të në tabelë.

Tifozët e klubit po bëjnë gjithashtu thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet, duke përmendur si drejtuesit ashtu edhe lojtarët që deri më tani nuk kanë arritur pritshmëritë.

Këtë sezon, Everton ka vetëm tre fitore në ligë, ndërsa ka humbur nëntë herë. Kujtojmë se skuadra është përballur me probleme të ngjashme konkurruese edhe sezonin e kaluar pasi siguroi qëndrimin në Premierligë dy ndeshje para fundit. /G.D albeu.com/


Shtuar 5.01.2023 20:33