Koronavirusi “hyn” tek UKT: Ku janë vatrat e nxehta?

Tirana mbetet zona më e prekur nga COVID-19, me 11 të prekur vetëm sot nga 13 në të gjithë vendin.

Pas fasoneve, call-center, koronavirusi ka shënuar raste të reja edhe tek UKT, Ujësjellës Kanalizimet.

Burimet bëjnë me dije se tek UKT sot janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19, në njësisë administrative numër 4 në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nga 13 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit 11 ndodhen në Tiranë.

Mësohet se një nga të infektuarit me COVID-19 është punonjëse e tatimeve ndërsa një në call-center.

Ndërkohë 1 person i infektuar është zbuluar në Krujë dhe një në Shkodër, shkruan Abcnews.

Vatra e infeksionit është zgjeruar dhe në spitale.

Nga 39 mjekë e infermierë të testuar 3 kanë rezultuar pozitivë. Shifrat vijnë nga ministria pa dhënë detaje për vendndodhjen e tyre.

Numri i të prekurve aktiv në vend ka shkuar në 266 por vetëm 8% e kanë pasur nevojë për trajtim në spital.

Në infektiv aktualisht ndodhen të shtruar 23 pacientë, pesë prej të cilëve në terapi intensive dhe një i intubuar.

Ndërkohë 75% e të infektuarve nga 1197 të prekur që nga fillimi i epidemisë tashmë janë shëruar./albeu.com/


Shtuar 4.06.2020 19:04