Dyshohet se i janë gjetur eshtrat, flet xhaxhai i Mariglen Gjonajt (VIDEO)

Pas gjetjes së eshtrave në Fushe Kuqe ditën e djelë dhe dyshimeve që vijnë në rritje se ato i përkasin pikërisht 16-vjeçarit të  zhdukur në vitin 2015, ka folur xhaxhai, Fran Gjonaj.

Gjonaj tregon se familjarët e 16-vjeçarit, nëna Liljana dhe dy djemtë e tjerë  ndodhen jashtë vendit.

Xhaxhai ka përforcuar dyshimet, duke u shprehur se nipi i itj është zhdukur në atë drejtim ku është gjetur kafka.

Fjala e Xhaxhait:

“Dje ka dal një lajm në TV. Ka dal fotografia e djalit tonë. Unë jam xhaxahi se babanë nuk e ka se është vrarë në 2005. Dje dolën mediat duke thënë se dyshohet se është kufoma e dalit tonë. Për më shumë këtë e përcakton mjeku mjekoligjor dhe me e përputh me ADN, E kanë në dosje ADN dhe nëna e djali e ka dhënë ADN. Nuk kemi më nevojë por e kemi dhënë një ADN.”

“Mendoj që kanë bërë hetime në atë kohë. Por tani jemi në këtë ditë që jemi sot. I bëj apel shtetit tonë. I bëjmë apel nëse e ka ndarë mendjen për të shkuar në fund do themi që paska shtet dhe nuk ka vdekur shteti. Ne e provojmë në hallin tonë. E duam një përgjigje. Po presim prej shtetit. Ishalla del në dritë ngjarja. Ishalla del e vërteta le të bëhet transparente. Të dalin të thonë janë apo jo të tij. Nuk e vulosim dot, vetëm mjekësia. Ne duam ta çojmë tek i ati nëse është ta dimë ta mbledhim mendjen.”

“Nëse është i joni e pranojmë si të jetë. Se shkojmë ndezim një qiri edhe atje. Dyshime janë shumë se në atë zonë bëhet fjalë se është zhdukur djali jonë. S’kemi ca të themi më. Na kanë rënë shumë gjëra. Të nxjerrin të vërtetën. Të mendojnë si për fëmijën e vet” tha ai. /albeu.com