E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Interes reciprok, kjo është arsyeja pse zogu futet në gojën e krokodilit dhe ai nuk e ha kurrë
Marrëdhëniet ndërmjet kafshëve nuk është se janë të rralla, por një e tillë vërtet është interesante.

Bëhet fjalë për marrëdhënien ndërmjet një krokodili dhe një zogu, i cili shembull tregon rastin më shembullor se si dy organizma punojnë së bashku.

Dhe nëse shihni një zog brenda në gojën e krokodilit, mos u befasoni – e gjitha ndodh për interes reciprok.

Kjo pasi që zogu është duke marrë një vakt për vete duke ngrënë mishin midis dhëmbëve të krokodilit.

Por në këtë mes përfiton edhe krokodili.

Ushqimi i mbërthyer në gojën e krokodilit mund të shkaktojë infeksion dhe zogu i pastron dhëmbët atij, duke parandaluar një gjë të tillë.

Prandaj, kur një krokodil ka nevojë për të pastruar gojën e tij, ai vetëm duhet të hapë atë dhe të presë ndihmën e shpendit.
Shtuar më 21/08/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori