Inteligjenca e lartë mbron nga depresioni, kjo nuk vlen për femrat
Pëlqej
Meshkujt inteligjentë kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e depresionit, tregojnë studimet e fundit.

Nëse keni një nivel të lartë të inteligjencës kjo do të thotë se zvogëlohet mundësia e prekjes nga sëmundje mentale, përfshirë edhe të atyre me nivel të lartë të inflamacionit, thuhet në studim.

Studimet e mëhershme kanë ndërlidhur inflamacionin me rrezikun më të lartë nga sëmundjet mentale.

Autori i studimit, Eirini Flouri, nga Kolegji universitar në Londër, thotë se niveli i lartë i inteligjencës mbron njerëzit nga çrregullimet mentale.

Kjo mund të ndodhë për shkak se njerëzit inteligjentë çojnë jetë më të shëndetshme sikurse është ushqimi i rregullt dhe ushtrimet, sipas studiuesve.

Është interesante se studimi ka gjetur se niveli i lartë i inteligjencës nuk i mbron femrat nga depresioni, gjë e cila mund të jetë për shkak të dallimit të sistemit imunitar ose atij hormonal.

Studiuesit kanë analizuar më shumë se 9,600 persona të moshës ndërmjet 18 deri 97-vjeç, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori