Kompania “
Intel” ka prezantuar “krijesën” e saj të fundit. Quhet “Computer Card” dhe përmasat e tij janë të njëjta me të një karte
krediti, me diferencën e vetme në trashësi.
Ky kompjuter do të jetë vetëm pak më i trashë se kartat normale, por gjithsesi, kjo gjë nuk përbën ndonjë problem të madh.
Pajisja elektronike nuk do t’i
shitet klientëve në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi
kompania tha se makineria e
vogël do i
shitet prodhuesve për t’u përdorur në aparate të tjera si drone, robote apo produkte të tjera./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 12:35