Instalojnë 187 panele diellore, por harrojnë t’i lidhin me rrjetin e energjisë!
Qyteti francez i
Roubaix njoftoi me entuziazëm të madh se kishte blerë 187
panele diellore për të gjeneruar një pjesë të energjisë elektrike të kërkuar për një nga ndërtesat publike, shkruan faqja e internetit notiziedelmondo.it.
Panelet u instaluan për një kosto prej 103 000 eurosh, por inxhinierët harruan t’i lidhnin ato me
rrjetin elektrik të ndërtesës, dhe për këtë arsye
panelet nuk furnizonin me energji, derisa gabimi u zbulua gjashtë muaj më vonë.
Dështimi i lidhjes doli rastësisht dhe autoritetet e
Roubaix kanë pranuar gabimin.
Ende nuk ka detaje për shkaqet dhe përgjegjësitë e gabimit të rëndë/
Shtuar më 10/10/2020,
ora 18:09