Instagrami zgjat deri në 4 orë transmetimin e drejtpërdrejtë të videove
Instagrami ka prezantuar disa karakteristika të reja për të inkurajuar përdoruesit që të transmetojnë drejtpërdrejt videot e tyre, në këtë platformë.

Kjo platformë e mediave sociale ka zgjatur kufirin e videove të drejtpërdrejta deri në katër orë, nga një orë sa ishte më herët, shkruan të mërkurën "Gadgets360".

Po ashtu, është shtuar mundësia e arkivimit të këtyre videove të transmetuara drejtpërdrejt dhe ato të ruhen deri në 30 ditë.
Shtuar më 28/10/2020, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori