Indianët thyejnë rekordin botëror, mbi 500 mijë veta këndojnë himnin kombëtar
Një gjysmë milioni indianë kanë thyer rekordin botëror për numrin më të madh të personave që kanë kënduar njëkohësisht një himn kombëtar apo fetar, në sfondin e ekzaltimit nga ndjenja patriotike në këtë vend me 1,25 miliardë banorë.

”Himni ‘Jana Gana Mana’, kompozuar në fillim të shekullit XX, me vargje të Rabindranat Tagoras, u këndua njëkohësisht nga 509 261 persona në shtetin e Gujaratit (veriperëndim)”, theksoi Guinness në faqen e internetit.

“Ngjarja ka tërhequr rreth një milion persona, sipas jurisë, por vetëm numri i përmendur më lart kanë mundur të futen në kompleksin ku u zhvillua përpjekja për të thyer rekordin”, njoftuan përfaqësues të Librit të Rekordeve Guinness, përcjell Atsh.

Ky tubim u zhvillua në fund të muajit janar, por është miratuar tani së fundi nga Guinness.

Ky e tejkalon shumë herë rekordin e mëparshëm që numëronte rreth 254 000 persona në Daka, kryeqytet i Bangladeshit, në vitin 2014.
“Ne jemi shumë krenarë që kemi arritur këtë rekord, pothuajse sa dyfishi i të mëparshmit”, deklaroi Paresh Gajera, president i komitetit organizativ.

Kjo performancë u zhvilluasfondin e rritjes së patriotizmit në Indi, drejtuar që prej vitit 2014 nga qeveria nacionaliste e Narendra Modit.
Shtuar më 20/02/2017, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori