Çinari, foshnja e lindur me zemër në ballë (FOTO LAJM)

Një çift i ri, Murat Engin 30 vjeç dhe bashkëshortja e tij Ceyda 28 vjeçe para pak kohësh u bënë me djalë të cilin e quajtën Çinari.

Por veçantia e këtij fëmije qëndronte se në ballin e tij, ai kishte një zemër të kuqe gjë e cila u pa si diçka shumë e veçantë nga prindërit e tij dhe stafi i spitalit.

Familja fillimisht tha se, e panë shenjën e veçantë të Çinar sapo infermierja i pastroi fytyrën. Çinari 14 muajsh është fëmija i parë me këtë shenjë dashurie.

Prindërit e tij thonë gjithashtu se ai ka shumë fansa dhe shumë njerëz i ndalojnë në rrugë për të bërë foto me Çinar.

“Pasi infermierja i pastroi fytyrën nga gjaku, isha i pari që e pashë shenjën në ballin e tij. Isha shumë i surprizuar. Kur iu afrova kuptova që ishte një zemër e mrekullueshme. Ishte shumë e vështirë të mbaja lotët."/albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori