‘Na sulmuan edhe sot, nuk e di a janë gjallë!’ Gazetarja ukrainase rrëfen tmerret e luftes

Për ‘Abc e Pasdites’, Tetiana Zhukova një ukrainase e cila ka gjetur strehim në Belgjikë si pasojë e situatës së tensionuar në shtetin e saj, rrëfeu ekskluzivisht përjetimet e saj dhe njerëzve të afërt si dhe raportet e ndërlikuara Ukrainë-Rusi.

25 vjeçarja me origjinë nga Lviv shprehu se është e trishtueshme kur vetë ke gjetur strehim dhe ke lënë pas familjarët, të cilët ndodhen ende në vendin e tyre. Por ajo sqaroi se komunikimi me ta është i përditshëm falë lidhjeve virtuale. Tetiana shpjegoi se mungesa e internetit dhe e shumë shërbimeve të tjera në Ukrainë është e vërtetë, por vlen më tepër mbi qytetit lindore që janë më afër kufirit me Rusinë.

“Në qytetin tim, Lviv, në pjesën perëndimore të Ukrainës ka ende lidhje me internetin dhe të gjitha shërbimet. Është e mundur të kontaktohesh me ta. Ata kanë televizionin, internet. 5 minuta më parë po flisja me mamanë time, ata janë të sigurt. Por në pjesën perëndimore të Ukrainës, njerëzit janë duke i humbur lidhjet e tyre. Disa herë nuk kanë internet, nuk kanë ujë, nuk kanë ushqime. Unë jam me fat që familja ime është ne pjesën perëndimore. Sot në mëngjes ka ndodhur një sulm nga ushtria ruse dhe unë po përpiqem t’i bind që të më bashkohen në Belgjikë.”

Tetiana rrëfeu frikërat e saj si një qytetare, ku teksa dëgjonin alarmin e qytetit apo zhurmën e bombave të hedhura, vraponin për tu fshehur në bodrume dhe nëntokë. Por vajza nga Lviv është gjithashtu një gazetare, e cila e ka ndjekur raportimin botëror të luftës. Sipas saj, populli rus janë me Ukrainën, por propaganda është e pamundur për tu depërtuar.

“Rusia është një shtet dictatorial dhe media nuk ka liri. Mediat e reja që donin t’i tregoni diçka popullit janë mbyllur, janë presionuar. Janë në burgje, nuk kanë ç’bëjnë më. U është dashur të largohen nga vendit. Nuk mund t’i thonë të vërtetën popullit të tyre, popullit rus. Mediat sociale janë mbyllur në Rusi, dhe populli nuk mund ta shohë të vërtetën. Ndoshta mund ta kuptojnë nëpërmjet këtyre sanksioneve që i janë vendosur Rusisë se spse e gjithë bota është kundër Rusisë. Por duke e vështirë në këtë situatë.”

Ajo tregoi edhe për një mikun e saj nga Rusia, i cili ka qenë një suportues i Ukrainës dhe ka dërguar ndihma drejt ushtarëve ukrainas ndonëse jeton në Shqipëri.

“Për shkak të punës jo, por unë shkoj në shumë projekte internacionale por ka njohur një të ri rus në ato takime. Në fakt ai është mbështetës i Ukrainës. Ka dërguar para, ndihma kundrejt ushtarakëve ukrainas dhe ka qenë pjesë e protestave në Rusi. Por përtej tij nuk njoh dikë tjetër.”


Shtuar 18.03.2022 18:11