Lucas Digne goditet me sende të forta nga ish-tifozët e tij (VIDEO)

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Everton-Aston Villa.

Lucas Digne, ish-lojtari i Evertonit dhuroi një asist në golin e vetëm të ndeshjes. Ai shkoi bashkë me shokët e ekipit të festonte dhe papritur goditet me sende të forta nga tifozët e Everton-it.

Bashkë me të është goditur dhe lojtari tjetër i Aston Villa, Matty Cash. Lojtarët kanë disa çaste të shtrirë me dhimbje por asgjë serioze në fund.

Ky ishte një episod shumë i rëndë që pritet të dënohet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.01.2022 16:33