Çiklisti filmon momentin kur përplaset keq me makinën (VIDEO)
Ky është momenti kur një çiklist aksidentohet keq me një makinë duke fluturuar me biçikletë mbi automjet.

Çiklisti, emri i të cilit në Twitter është BrokenLegs, postoi momentin e përplasjes pasi e filmoi atë me kamerën e tij GoPro.

Videoja tregon çiklistin duke ecur me shpejtësi në korsinë e biçikletave në Londër kur një makinë kthehet në kryqëzim duke i dalë atij para dhe duke e hedhur në ajër.

Çiklisti deklaroi më vonë se shoferi nuk ndaloi që të kontrollonte nëse ai ishte lënduar, por “fluturoi” nga sytë këmbët. /albeu.com/
Çiklisti filmon momentin kur përplaset keq me makinën

Shtuar më 23/11/2016, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori