"I vetëm në shtëpi", zbulohet arsyeja pse Kevin u harrua nga familja (FOTO LAJM)

Pëlqej
"I vetëm në shtëpi" ka qenë prej vitesh filmi i preferuar i festave të fundvitit.

Kevin 8-vjec u la gabimisht vetëm në shtëpi nga familja e tij të cilët fluturan drejt Parisit për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve, pëercjell albeu.com.

Por, ndërsa filmi sugjeron se ishte rastësi kur familja e harroi Kevinshtëpi, një nga fansat më të mëdhenj të filmit me emrin bobcobble ka zbuluar se ai mund të ketë qenë i destinuar për t'u harruar në shtëpi.

Në të vërtetë, rezulton se ishte veprimi i babait të tij Pjetri një natë para largimit të familjes ngjalli një seri fatkeqësish që çuan në lënien e Kevinshtëpi.

Bobcobble ka postuar një detaj nga filmi që tregon se Pjetri në të vërtetë e hodhi në plehra biletën e avionit të Kevin ndërsa po pastronte qumshtin që kevin derdhi, së bashku me pecetat ai e gabimisht hodhi edhe biletën në plehra, përcjell alebu.com.

Në shikim të parë, askush nuk do të kuptonte se grumbulli i pecetave të hedhura ishin më shumë se sa mbeturina, megjithatë pas zmadhimit që i bëhet pamjeve kur Pjetri ka pecetat në dorë vihet re edhe bileta e udhëtimit të Kevin që në të njëjtën kohë me pecetat hidhet në plehra.

Emri i Kevinit mund të shihet edhe i shkruar në biletën e avionit amerikan me shënues të zi.

Dhe tifozët e filmit i janë përgjigjur këtij informacioni të ri, me shumë sugjerime teorive të reja se babi i Kevin kishte synime të këqija gjatë gjithë kohës. /albeu.com/
























Shtuar më 14/11/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori